Sekretari amerikan: Korrigjimi i kufijve nuk është zgjidhje e shekullit 21

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një vendim ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë veto.

Në këtë intervistë, ish përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asosacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, flet edhe për rrezikun që paraqesin disa liderë të Ballkanit për qytetarët e vendeve të tyre si dhe mundësinë e një konflikti të ri në rajon.

“Pra, unë mendoj se riaranzhimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është përgjigje e shekullit 21 për problemet që ato kanë mes vete. Më mirë është që ato të shikojnë drejt reformave dhe vendosjes së sundimit të ligjit gjë që do të ju mundësonte të dyja vendeve të lëvizin drejt Bashkimit Evropian. Ky duhet të jetë fokusi i diskutimeve”, ka thënë Countryman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme