Sekretari i Kuvendit kërkon të rritet buxheti për auditimin e financave për partitë politike Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, ka shqyrtuar kërkesën për auditim të subjekteve politike, për të cilin ka raportuar sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Ai ka kërkuar që të rritet shuma e auditimit, e caktuar prej 30 mijë euro.
Krasniqi ka thënë se kjo shumë është e vogël dhe ka treguar shumat që janë propozuar, “Kanë qenë dy shkresa që njëri kërkon 80 mijë euro, njëri 65 mijë euro, nuk jam për ato shuma, por 30 mijë euro është shumë e vogël. Unë si administratë dëshmoj se mund të bëjmë transfere të brendshme që të rrisim shumën deri aty ku ju mund të thoni se është reale”, ka thënë Krasniqi.
Deputetet miratuar 3 rekomandime për MMPS-në :
1. MMPS duhet të sigurohet se pagesat e bëra nga kategoria e subvencioneve për përfituesit e skemave sociale dhe atyre pensionale të jenë të rregullta dhe të mos jenë për përfituesit e paligjshëm.
2. Zyra Financave duhet të fokusohet më tepër në planifikimin e buxhetit, sipas bazës ligjore, ndryshimet e shpeshta në buxhet lënë të kuptojnë për një planifikim jo të mirë të buxhetit.
3. MMPS duhet të fokusohet më tepër Në kontrollin e menaxhimit financiar, si dhe forcimin e njësisë auditimit të brendshëm. Numri i madh i auditimit të brendshëm nuk garanton cilësi në auditim, udhëzimet e bëra duhet të mbulohen me dëshmi konkrete. Menaxhmenti i MMPS-së duhet të ndërmarrë veprime konkrete ndaj zyrtarëve, fushat e të cilëve nuk janë vlerësuar mirë me raportet e auditimit.