Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë një konferencë për media.
Ai filloi duke thënë se operacioni ndaj Iranit, nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.
“Ne nuk e filluam luftën, por nën Presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai paralajmëroi po ashtu se kushdo që vret ose kërcënon amerikanët do të ndiqet nga SHBA-të “pa kërkuar falje dhe pa hezitim”.
Hegseth thotë se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë.