Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me anë të një mesazhi në Twitter ka uruar të gjithë botën për festën e Nevruzit.
“Për të gjithë ata që festojnë këtë ditë, Nevruzi është nisja e një dite të re, viti të ri, pranvere të re dhe ringjalle e natyrës”.
“Kjo ditë për të gjithë ne është një mundësi për të ringjallur vullnetin për të ndërtuar një botë akoma më të mirë. Gëzuar Nevruzin”.
Në vitin 2009, festa e Nevruzit si një traditë kulturore që ndiqet nga shumë vende të botës, është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore botërore.
Në 2010, kjo festë është organizuar në formë të përbashkët në selinë e OKB-së në Nju Jork me propozimin e vendeve si Irani, Azerbajxhani, Afganistani, India, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani, dhe është quajtur Dita Botërore e Nevruzit.