Takimi me Blinken është shumë mirë që ndodhi.
Kosova dhe Amerika do të kenë raporte të mira pavarësisht se kush është në pushtet në Washington D.C. dhe Prishtinë. Nuk u duk mirë që në një takim me Blinken ishin dy udhëheqës tanët më të lartit. Hajde të ishte takimi me Presidentin Biden, por Sekretari i Shtetit nuk e ka nivelin që dy udhëheqësit e një shteti ta takojnë.
Por nejse, një ditë do të mêsohen edhe udhëheqêsit tanë se nuk duhet të sillen si Zulu.
Me kushtetutë KM Kurti është udhëheqësi dhe përgjegjësi i dialogut Kosovë-Serbi. Në kohën kur Thaçi ishte president dhe Kurti kryeministër Albin Kurti nuk pranonte bashkëpunim për dialogun me presidentin e atëhershëm pikërisht duke u thirrur në këtë formalizëm. Tash po i rri gatitu Vjosa Osmanit para Sekretarit të Shtetit Blinken. Çfarë të quhet kjo sjellje? Hipokrizi, trullim, më detyruan?!
Kryeministër Kurti, besoj e ke kuptuar që nê çêshtje nacionale esenciale ka vetëm udhêheqje grupore. Dhe e kanë kuptuar edhe të tjerët.