Në Komisioni parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi është prezantuar Raporti Implementues 2019 nga Sekretariatit i Komunitetit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.
Enes Kopaq, drejtorë i Komunitetit për Energji pati një varg kritikash për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, dhe kërkoi poashtu që të kompletohet bordi i ZRrE-së.
“Akoma ka probleme në fushën e energjisë elektrike, problemi vjen si mosmarrëveshje nga KOST-i dhe rrjetit të energjisë së Serbisë, ne presim që kjo të zgjidhet pasi kjo i pengon shumë reforma. Kosova ka vendosur që të mos e krijoj tregun e shkëmbimin e energjisë dhe kjo është e mirë pasi Kosova ka vendosur të shkoj bashkë me Shqipërinë”.
“Të dhënat për energjinë nuk janë transparente dhe këto të dhëna nuk publikohen, duhet pasur një lidhje në mes konsumatorëve të mëdhenj dhe furnizuesve të energjisë dhe kjo nuk lejohet nga ZRrE-ja. Shpresojmë që procedura e përzgjedhjes së anëtarit që mungon në ZRrE-të mos ndikohet nga politika”.
Te energjia e ripërtërishme Kopaq tha se kanë dërguar amendamente për hartimin e një ligji të ri dhe kjo po ndikon në ikjen e investitorëve dhe Kosova çdo ditë e më shumë.
“Sa i përket energjisë së ripërtërishme Kosova ka detyrë që 25% të siguroj nga energjia e ripërtërishme. E tërë Evropa i mbështet burimet e ripërtërishme. Ky ligj akoma është aty i kemi shkruar amendamentet për ndryshimin e ligjit që rregullon çmimin energjisë, dhe po i parandaloni investitorët të vinë pasi nuk ka para dhe po vareni nga qymyri”.
Kooaq që kërkoi që të mos ndërtohet termocentrali “Kosova e Re” pasi sipas tij, BE-ja është duke vendosur taksa për qymyrin dhe çmimi që do të paguajë Kosova do të jetë shumë i lartë.
“Nuk do të ketë termocentrale shtesë dhe shpresoj që Kosova nuk do të insistojë në ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ pasi po vihen taksa për qymyrin dhe çmimi i juaj do të jetë shumë i madh do të paguani dyfish e çmimit për kilovat orë”.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati kërkoi sqarime për këtë çështje, raporton EO.
“Mendoj që ideja është e mirë që me monitoruar nivelin e emetimit të karbonit, por është e padrejtë kur keni lejuar vendet e zhvilluara që e kanë përdorur dhe tani po e vendosni një masë për të gjithë, ata duhet me paguar te një fond i përbashkët dhe vendet që nuk e kanë arrit këtë të kenë kohë”.
Kryetari i komisionit, Endrit Shala e njoftoi Kopaq se kanë filluar punën për kompletonin e bordit të ZRrE-së dhe KOST-it.
“Ne ju sigurojmë që para prillit t’i përfundojmë të gjitha obligimet që na vijnë, te funksionimi i bordeve”.