Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë në Prishtinë të premten, më 1 qershor 2018.
“Ajo do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë, që ndodhet në varrezat e Arbërisë (te Komuna e re), njofton Ambasada e Francës në Kosovë.
Sekretarja e Shtetit do të ketë më pas takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe ministrin e FSK-së Rrustem Berisha, për të diskutuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.