Sekretet e njerëzve që kurrë nuk sëmuren

Prishtinë | 15 Dhj 2024 | 06:47 | Nga Ekonomia Online

Me siguri se i xhelozoni ata njerëz të cilët e kalojnë sezonin e dimrit pa u sëmurë fare.

Ndonëse njerëzit janë me grip gjithandej, ka disa persona që asnjëherë nuk sëmuren.

Por, nuk keni arsye të xhelozoni sepse mund të bëheni si këta njerëz që asnjëherë nuk sëmuren thjesht duke i ndryshuar disa shprehi të këqija dhe duke i shndërruar në shprehi të mira.

1. Orari i rregullt i gjumit

Hulumtimet tregojnë se nëse flini më pak se shtatë orë në ditë, ju jeni më të prirë të ftoheni e të sëmureni.

Arsyeja prapa kësaj është se kur flini, trupi e riparon vetveten.

Nëse nuk flini mirë gjatë natës, trupi bëhet më i prirë të sëmuret nga thuajse çdo infeksion.

Koha e natës është periudha kur trupi e rregullon hormonin e stresit.

Nëse e keni një orar të rregullt të gjumit, të cilin e ndiqni edhe gjatë vikendeve, atëherë trupi e ka shumë më të lehtë të ballafaqohet me stresin dhe t’i luftojë infeksionet.

2. Ushqimi i shëndetshëm

Ushqimet e pashëndetshme kanë shije të mirë dhe krijojnë varësi.

Sidoqoftë, ato nuk i bëjnë mirë trupit, ndryshe nga pemët dhe perimet.

Prandaj, është përgjegjësi e juaja që të filloni të ushqeheni shëndetshëm, duke i përfshirë këto produkte në dietën tuaj:

• Patatet e ëmbla
• Pemët citrike
• Bajamet
• Rrushin

Edhe konsumimi i verës së kuqe është mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm.

Kur ushqeheni mirë, ju e ndihmoni trupin t’i luftojë mikrobet dhe bakteret që shkaktojnë infeksionet, gripa, ftohje, etj.

3. Pastroni duart

Nuk keni nevojë t’i pastroni duart çdo disa minuta për t’i mbajtur larg mikrobet.

Ka disa periudha të caktuara kur pastrimi i duarve është tejet i domosdoshëm, si p.sh.:

– Para dhe pasi ta përgatitni ushqimin
– Para se të hani
– Pasi ta keni përdor tualetin
– Pasi të kolliteni apo teshtini

Pastroni duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda në mënyrë që ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të ftohjes dhe gripit deri në 50%.

4. Qëndroni të lumtur

Një prej mënyrave më të mira për të qëndruar të lumtur është duke qenë me njerëz tjerë.

Pavarësisht se a janë miqtë apo familjarët, ju duhet të shoqëroheni me njerëz.

Lirojeni stresin duke shpenzuar kohë me miqtë dhe duke qeshur me njerëz.

Një përqafim i thjeshtë nga personi që e dashuroni mund t’jua largojë rëndimin në gjoks i cili faktikisht mund t’jua dobësojë sistemin e imunitetit.

Shëndeti është pasuri. Prandaj, aplikoni shprehitë e lartcekura në mënyrë që të bëni një jetë pa stres. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme