Sekretet e trajtimit të gripit në mënyrë natyrale

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi
Këshillohet përdorimi në sasi të frutave dhe perimeve, të cilat janë të pasura me vitaminë, të pasura me ujë, i cili bën dezintoksikimin e organizmit dhe të pasura me kripëra minerali, të cilat rrisin imunitetin e organizmit.

Çfarë duhet të përmbajë dieta për të forcuar organizmin dhe luftuar viruset e bakteriet?

Të evitojmë ushqime të konfeksionuara dhe të mos evitojmë mëngjesin. Mëngjesi duhet i bollshëm me energji, me fruta të freskëta të sezonit, proteina, karboidrate.

Është e rëndësishme që frutat dhe perimet të ndjekin ritmin e sezonit (nuk mund të pretendojmë luleshtrydhe në janar, nuk përmbajnë mikronutrientet e freskët). Perime të pasura me antioksidantë. Ushqimet e pasura me probiotikë si Yogurt.

Më mirë krudo apo të ziera? 
Për të parandaluar sëmundjet nga të ftohtit më mirë krudo: selino, rapanelli, porri, radicchio, koper, karota, speca. Ose gjysëm-krudi, brokoli, lulelakër dhe kungull të zier ose në tigan me pak vaj në mënyrë për t’i lënë të freskëta.

Multivitaminat
Vitamina të rëndësishme në këtë sezon janë C, A dhe D.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme