Sekseri i policisë ua siguroi vizat hungareze dy ish-anëtarëve të OShP-së

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 08:58 | Nga

Sekseri Rrahim Hashimi, i cili po akuzohet nga Prokuroria e Shtetit për mbylljen e hetimeve me para në Policinë e Kosovës ka pasur ndikim të madh edhe në Ambasadën e Hungarisë. Ai akuzohet se prej vitit 2009 deri në vitin 2017 ka pasur mundësi t’u sigurojë qytetarëve të ndryshëm viza pa u paraqitur ata fare në Ambasadë, shkruan sot Koha Ditore.

Dy nga përfituesit e vizave pa u paraqitur fare në Ambasadë ishin dy anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Ekrem Salihu e Tefik Sulejmani, të cilët aktualisht janë duke u përballur në gjykatë me një aktakuzë për korrupsion.

Prokuroria ka fakte se sekseri Hashimi kishte udhëtuar së bashku me ish-shefin e Krimeve Ekonomike Emin Beqiri për në Hungari e dëshmitarët e Prokurorisë kanë deklaruar se ata pasi kanë dëgjuar se Hashimi ia ka rregulluar vizën drejtorit të Krimeve Ekonomike, i kanë besuar Hashimit për ndikimin e tij në Ambasadën hungareze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme