Sekuestrohen 370 kilogramë duhan në Ferizaj

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të hënën 370 kilogramë duhan dhe një makinë për grirje të duhanit, gjatë bastisjes në shtëpi të një të dyshuari.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policorë katër të dyshuarë dhe pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur sasi e duhanit refuz dhe një makinë për grirjen e duhanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zyrtarët e Doganës së Kosovës të cilët kanë sekuestruar 370 kg duhan dhe një makinë për grirjen e duhanit. Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar 4 të dyshuar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme