Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se më 22 tetor rreth orës 20:00 gjatë një hetimi në proces ka pranjuar një informacion se në fshatin Prelez të Muhaxherëve një person posedon armë të zjarrit.
Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe tek personi: H.R i moshës 57 vjeçar janë gjetur 3 armë të zjarrit, 1 pushkë automatike, 2 pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.