Sekuestrohen armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

| 23 Jan 2025 | 09:33 | Nga

Në veri të Mitrovicës, Policia ka bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar armë pa leje, raporton Ekonomia Online.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 22.01.2025 – 11:35. Me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar:  një snajper me 14 fishekë, disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi etj. Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ka qenë askush. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim

Të ngjashme