Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë

Prishtinë | 28 Dhj 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme kanë sekuestruar 4 armë zjarri.

Ato u gjetën gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

“Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në një rast tjetër, zyrtarët policorë të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta.

Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar më tej në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Të ngjashme