Dy persona janë marrë në stacionin policor në Prishtinës mbi dyshimin për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Policia ka njoftuar se ata dyshohet se kishin shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës, duke shmangur tatimin.
Barna në vlerë rreth 1,500 euro janë sekuestruar.
“Ata dyshohet se kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€. Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.