Sekuestrohen mallra pa origjinë në një biznes në Prishtinë

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj pa origjinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të hënën.
“Njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë”, thuhet në raport.

Të ngjashme