Dogana e Kosovës ka kryer kontrolle në pesë subjekte në Prishtinë, ku ka sekuestruar medikamente të ndryshme në vlerë prej 40 mijë eurove.
Kontrollet janë kryer në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetit publik.
Gjatë këtij aksioni janë identifikuar dhe sekuestruar një sasi e medikamenteve të ndryshme, konkretisht stimulues seksual.
“Njësitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar. Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Doganës.