Dogana e Kosovës në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ka kapur një sasi të konsiderueshme të pajisjeve kirurgjike.
“Gjatë kontrollës së detajuar, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike, e cila, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe jo sterile, duke shkelur rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji”.
Tutje thuhet se mallrat e gjetura janë sekuestruar.
“Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë”, thuhet në njoftimin e doganës.