Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Uglarë, të Zubin Potokut.
Këtë e ka bërë të ditur për media zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka theksuar se nuk ka të arrestuar.
“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.