Policia ka njoftuar se janë sekuestruar pesë armë në ra Pejë, e kjo u bë në vazë të një pune që nga 23 shkurti e deri më 1 mars.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionet Policore nё kuadër tё DRP-Pejë, gjate kësaj jave, pas një pune intensive, ka sekuestruar një numër tё konsiderueshëm tё armëve dhe municionit.
Nga data 23.02.2026- 01.03.2026, janë gjetur dhe sekuestruar:
• dy (2) pushkë
• një (1) pushkë (10) dhjetëshe, me 09 fishekë te kalibrit 7×62 mm
• një (1) pushkë gjuetie, me 18 fishekë te kalibrit 7.62x/39mm
• një (1) revole TT
• një (1) pistoletë zoraki 917-T
• një (1) karikator
• një (1) fishek 9×19
• një (1) thikë
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe janë iniciuar rastet penale për veprat e kryera, “Mbajtjeje ne pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armeve” .

