Policia në Fushë Kosovë dhe në fshatin Shkabaj të Obiliqit ka sekuestruar rreth dy kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar katër persona ku prej tyre një grua dhe një burrë nga Shqipëria.
Siç bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Më poshtë i gjeni rastet e raportuara në Polici:
“Rruga “Hysen Gjakolli”, Fushë Kosovë 28.12.2022 – 22:45. Si rezultat i punës policore, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në banesën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar 598.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 6 telefona, 4 peshore, 1 mulli dhe 151.11 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Fshati, Shkabaj, Obiliq 29.12.2022 – 11:00. Njësitet policore kanë arrestuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër e një mashkull Shqiptar shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1214,75 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një telefon, një peshore digjitale, një mulli, para të gatshme 8100€ . Po ashtu me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.