Policia Kufitare e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë kryer sot një bastisje në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në fshatin Lubishtë të komunës së Vitisë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 500 kilogramë duhan të përpunuar dhe të papërpunuar.
Përmes një komunikate për media, Policia njofton se gjatë operacionit policor në të njëjtin lokacion janë gjetur dhe sekuestruar edhe ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.
“Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit. Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.