Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar drogë të llojit kokainë, në vlerë rreth 300 mijë euro, gjatë kontrollit në dy lokacione në Prizren.
Për rastin është arrestuar një person me inicialet H.K. (1994).
Pos kokainës, me peshë 4 kilogramë e 440 gramë, janë sekuestruar edhe:
“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.