Sekuestrohet sasi e konsiderushme e mallrave të kontrabanduara në një depo në Ferizaj

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, në Ferizaj ka sekuestruar një sasi të madhe të mallrave të kontrabanduara.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se deri te aksioni ka ardhë pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar në qytetin e Ferizajt.

Sipas Policisë, vlera e e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€.

Komunikata e plotë:

Më datën 05.05.2026 ,Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar  në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon e dyshuar për vendosje të gjësendeve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Pas sigurimit të urdhrit verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në lokacionin e

dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mallrat si në vijim:

 800.4kg. duhan i përpunuar,

 94 kg. mjaltë,

 30.4kg. ambalazh i plastikës,

 178kg. ambalazh i letrës,

 një makinë për përpunim të duhanit,

 një makinë për përpunim të ambalazhit dhe një spërkatëse e ujit për spërkatje të duhanit.

Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€.

Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme.

Të ngjashme