Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka sekuestruar një veturë të tipit Mercedes G63, të vitit 2022, me vlerë 160 mijë euro në Suharekë të hënën, me kërkesë të autoriteteve gjermane.
Dyshimet janë se pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani.
“Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës”, thuhet në njoftim të Policisë.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Policia gjen dhe sekuestron një automjet me vlere rreth 160 mije euro
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më datë 29.09.2025, ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro. Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës. Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë. Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri”, thuhet në njoftimin e policisë.