Selakoviq: Më shumë se 10 vende janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimet për Kosovën

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se “më shumë se dhjetë vende janë të gatshme të rishqyrtojnë vendimet rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klankosova.tv.

Me Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Kosova mori përsipër të pezullojë aplikimet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për 12 muaj dhe Serbia pranoi të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës në të njëjtën periudhë.

Të ngjashme