Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi gjithë partitë politike po provojnë të marrin merita për të mirat që po i ndodhin Kosovës.
Selmanaj duke përmendur çlirimin, krijimin e Ushtrisë së Kosovës, armatosjen dhe synimet për hyrje në NATO, përmend SHBA-në si forcën vendimtare dhe meritore.
Sipas tij, çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancë e diletantizëm.
“Çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancën dhe nivelin diletantë të përfaqësuesve politikë të vendit. Shteti meriton burrështetas, jo politikan komik!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Histeri kolektive për marrje meritash!
– Kosova, është çliruar me ndihmën e aleatëve, në veçanti SHBA-ve.
Kosova, ka marrë vendim për krjimin e Forcës së saj të armatosur, me ndihmën e aleatëve,në veçanti SHBA-ve.
– Kosova, po ndërton strukturat dhe kapacitetet e saj mbrojtëse, me ndihmën e aleatëve, në veçanti SHBA-ve.
– Kosova do bëhet pjesë e NATO-s, vetēm kur për këtë do vendosin aleatët tonë e sidomos SHBA-të.
Kjo lehtë u konfirmua edhe nga Byroja e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit të SHBA, për gazetën Washington Post, kur u pyet për shitjen e raketave kundërtanke të tipit “Javelin”, për forcat e Kosovës.
“ Kjo shitje e propozuar do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”.Çdo përpjekje për marrje meritash nga kushdo qoftë, tregon injorancën dhe nivelin diletantë të përfaqësuesve politikë të vendit.Shteti meriton burrështetas, jo politikan komik!