Selektori i Suedisë, Stefan Pettersson ka zbuluar një ‘gënjeshtër’ të presidentit të FFK, Agim Ademi.
Dje, Ademi kishte deklaruar se Federata e Futbollit të Suedisë ka paguar të gjitha shpenzimet e kombëtares së Kosovës, për ndeshjen në Katar.
Lajmi bëri bujë të madhe në mediet kosovare, por edhe në Suedi, kurse së fundmi, Petterssen ka përgënjeshtruar këtë lajm.
“Nuk është e vërtetë që kemi paguar për Kosovën” ka thënë Petterssen për ‘fotbollskanalen”, transmeton lajmi.net.
Kosova dhe Suedia do të luajnë sot, me fillim nga ora 15:45, në Doha të Katarit.