Selena Gomez shpreson se ish i dashuri i saj, Justin Bieber, do ta dëgjojë albumin e saj të ri.
Ylli së fundmi e bëri një rikthim të bujshëm, duke i publikuar dy këngë të reja – “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now” – nga studio albumi i saj i tretë i shumëpritur, ndërsa fansat spekulojnë se këngët u frymëzuan nga fundi i lidhjes së saj të herëpashershme me yllin e hitit “Sorry” dhe martesa e tij pasuese me bashkëshorten Hailey.
Duke folur në emisionin e radios të Zach Sang në Los Angeles të premten, ylli e pranoi se ajo shpreson që Justin do ta dëgjojë albumin e saj të ri.
“Po, dua (që ai ta dëgjojë)”, tha ajo. “Dhe ja ku është qëllimi: të jesh në gjendje të thuash diçka vetë, dhe të jesh në gjendje të thuash diçka që në fakt është e bukur”.
Duke zbuluar se pse dëshironte ta tregonte anën e saj të tregimit për lidhjen e tyre përmes këngëve në LP-në e saj të re, Selena shtoi: “Për mua, qëllimet e mia nuk janë kurrë të këqija. Ato thjesht nuk janë.
“Unë as që di ta bëj atë. Synimet e mia mund të jenë pak të çuditshme, por gjithmonë dua të jem e vërtetë, dhe kur ndiej sikur disa gjëra nuk janë thënë, atëherë duhet t’i shndërroj gjërat në art”.
Selena u shfaq në titujt kryesorë në fillim të kësaj jave, kur Hailey e postoi një fotografi të hitit të Summer Walker “I’ll Kill You” në Instagram Stories të saj menjëherë pasi ylli i Wolves e publikoi këngën e saj të re, me ç’rast fansat janë të bindur se kishte lidhje me ish të dashurën e bashkëshortit të saj, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, modelistja i hodhi poshtë pretendimet dhe 27-vjeçarja Selena e shkruajti një postim për fansat e saj në mbështetje të Hailey, duke shkruar: “Unë nuk i mbështes femrat që i sulmojnë femrat. Dhe kurrë nuk do t’i mbështes. Prandaj, ju lutem tregohuni të mirë me të gjithë”.