Selena Gomez dhe Justin Theroux i kanë dhënë fund lidhjeve me partnerët e tyre.
Këngëtarja u nda nga Justin Bieber ndërsa, Theroux nga aktorja e famshme Jennifer Aniston.
Dhe tani 25-vjeçarja dhe aktori janë ‘më shumë se vetëm miq’. Jo të gjithë janë të tronditur nga romanca e tyre.
Megjithatë ylli i Hollywood, Aniston nuk është e lumtur mbi lidhjen e ish-bashkëshortit të saj me këngëtaren.
Selena deri më sot e ka konsideruar Jennifer si mentore.
Burimi thotë se Selena dhe 46-vjeçari janë njohur me njëri-tjetrin para shumë vitesh përmes menaxherit të tyre, por kanë rënë tërësisht në dashuri me njëri-tjetrin.
Ndërsa çifti ka një diferencë moshe prej rreth 20 vitesh, Selena dhe Justin raportohet se u afruan me nëjri-tjerin pasi u ndanë nga partnerët e tyre.
Këngëtarja u nda nga Justin pas një ribashkimi të shkurtër, menjëherë pasi u nda nga reperi The Weeknd, ndërsa Theroux dhe Aniston njoftuan divorcin e tyre në shkurt pas dy vitesh martesë.
Por Jennifer duket e tronditur nga ky lajm pasi e mendon si një tradhëti të madhe nga të dyja palët.
Selena ishte në fillim shoqe me Aniston. Ato u takuan në vitin 2009 dhe krijuan shumë shpejt miqësi me njëra-tjetrën.