Selena Gomez e ka pritur ditëlindjen e saj të 27-të me stil.
Ylli i muzikës pop është në Romë të Italisë bashkë me miqtë dhe producentin e filmit Andrea Iervolino për ta festar ditëlindjen e saj.
Gomez kishte zgjedhur për këtë rast një fustan të gjatë dhe të thjeshtë.
Këngëtarja e “It Ain’t Me” është parë duke ngrënë drekë në Pierlugi bashkë me miqtë e saj e veshur me fustanin “Wrinkle Look” të markës Zara që kushton vetëm 49.90 dollarë.
Gomez e ka kompletuar pamjen e saj me një palë sandale të zeza dhe një çantë me ngjyrë të bardhë dhe kafe të markës Staud “Bissett” që kushton 295 dollarë.
Duket se fituesja e çmimit American Music Award po zgjedhë fustane të lehta verore për të veshur, pasi ajo është parë sërish në Capri me një fustan të ngjashëm.
Ndonëse këtë herë, këngëtarja e ka zgjedhur një fustan që kushton më shtrenjtë – 864 dollarë.