Fansat e Selena Gomezit ende nuk e kanë pranuar ndarjen e saj nga Justin Bieber, po ashtu as fejesën dhe martesën e tij të mëvonshme me Hailey Bieber.
Mirëpo, dyshja Selena-Hailey nuk kanë asnjë problem në lidhje me këtë çështje. Ato kanë folur edhe për raportin e tyre në distancë, duke thanë se mes tyre ekziston një respekt i ndërsjellë, shkruan “marca”.
Në shtator, Hailey foli për gjithë urrejtjen që fansat e Gomezit i kanë drejtuar ndaj saj.
Në intervistën e saj në “Call Her Daddy”, Hailey zbuloi se ka pasur kontakte me Selenan dhe të dyja kanë një marrëdhënie të përzemërt.
“Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet asgjë askujt, përveç respektit”, tha ajo. “Unë e respektoj atë. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi, dhe jemi në rregull, mund të ikim nga kjo temë me qartësi dhe respekt”, vazhdoi Hailey, duke iu referuar faktit se ajo dhe Justini u fejuan në korrik 2018, muaj pas ndarjes së tij me Gomezin.
Pse Selena Gomez po minimizon rëndësinë e fotove me Hailey Bieber?
Duket se nuk ka pasur kurrë një problem mes Selena Gomezit dhe Hailey Bieberit. Si rezultat, nuk duhet të jetë një surprizë e madhe që Gomezi ka minimizuar rëndësinë e fotove.
Këngëtarja tha gjatë një interviste së fundmi se fotografitë e bëra muajin e kaluar nuk ishin “diçka e madhe”.
“Nuk është as një gjë”, i tha Gomezi “Vulture”, ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+, “My Mind and Me”.