Selena Gomez po mbron fuqishëm të dashurin e saj të ri, Benny Blanco pasi fansat nxituan t’i kujtojnë asaj se ai e kishte ‘thumbuar’ atë në të kaluarën.
Gomez, ka konfirmuar se ajo është në lidhje me producentin muzikor, 35, për gjashtë muaj dhe e quajti atë “gjithçka e imja” në një postim në Instagram.
Gjërat u ndezën shpejt mes saj dhe fansave të saj në seksionin e komenteve, pasi ata akuzuan Benny se ‘nuk e trajtoi mirë’ dhe nuk e respektoi atë në të kaluarën, shkruan DailyMail.
Por Selena nuk u tërheq nga komentet e fansave, por ua ktheu me të njëjtën monedhë, duke mbrojtur lidhjen e saj të re.