Selena Gomez me urim të veçantë për ditëlindjen e shoqes së saj që ia dhuroi veshkën

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Selena Gomez e ka pasë një urim të veçantë për shoqen e saj të ngushtë, Francia Raisa.

Ajo ka thënë se pa marrë parasysh se në çfarë rrugë do t’i dërgojë jeta ajo prapë se prapë do ta dashurojë miken e saj.

Gomez ka shpërndarë një koleksion të fotografive me miken e saj, kur ia uroi ditëlindjen.

“Ditëlindjen më të lumtur për këtë qenie njerëzore të veçantë. Pa marrë parasysh se ku na çon jeta, unë të dua”, shkroi Gomez.

Gomez në vitin 2017 e kishte marrë veshkën nga mikja e saj, Francia Raisa, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme