Selena Gomez pozon për numrin e ri të “Vogue”

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha të martën se vendi i tij do të kërkojë menjëherë hakmarrje të Bashkimit Evropian, nëse Uashingtoni në janar i zbaton sanksionet e planifikuara si kundërpërgjigje ndaj taksës së vendosur nga Franca për shërbimet dixhitale.

Administrata e presidentit Trump kishte njoftuar për taksë 25 për qind ndaj disa produkteve franceze me vlerë prej 1.3 miliard dollarësh si reagim ndaj taksës së Francës për shërbimet dixhitale, por tha se nuk do ta fillojë zbatimin e saj deri në janar.

“Nëse ka sanksione amerikane kundër vendimit francez, që është zbatim i ligjit francez, ne menjëherë do të kërkojmë kundërpërgjigje në nivel evropian”, tha ministri Le Maire para gazetarëve pas takimit me homologët evropianë, ku u diskutua taksa për shërbime dixhitale.

Ndryshe, Franca ka filluar të kërkojë miliona euro nga kompanitë teknologjike amerikane në emër të kësaj takse, duke pretenduar se gjigantët e teknologjisë fitojnë shumë në këtë shtet dhe paguajnë pak taksa.

Në mesin e kompanive që u kanë shkuar kërkesat për pagesën e taksës së vitit 2020 janë edhe gjigantët “Facebook” dhe “Amazon”.

Uashingtoni ka thënë se vendosja e kësaj takse nga Franca është shembull i padrejtësisë në tregti, sepse taksa i prek më së shumti kompanitë amerikane.

Kërkesa e Parisit për pagimin e taksave nga kompanitë e fushës së teknologjisë e paraqet fundin e një marrëveshjeje me Uashingtonin, kur palët ishin pajtuar që të ofrohet më shumë kohë për bisedime rreth sistemit të taksave.

Të ngjashme