Ajo është nominuar gruaja e vitit nga “Billboard”, brandi i njohur amerikan i showbizit. Selena Gomez feston çmimin prestigjioz me një foto super seksi, duke pozuar për Ruven Afanador.
Në versionin total Black dhe një dekolte mahnitëse ish ylli Disney tregon se është kthyer në formë të mirë pas trasplantit në veshka verën që kaloi
Shumë e duartrokitur në Ama 2017, ku ajo këndoi, duke treguar look-un e saj biond platin Selena Gomez duket se ka rinisur jetën e saj profesionale dhe jo vetëm.
Fundi i marrëdhënies me The Weekend ka përkuar me afrimin me ish të dashurit historik Justin Bieber, me të cilin thuhet se janë lidhur sërish.
Gjithçka duket se e ka bërë mirë Selena, aq sa Bilboard e ka klasifikuar si gruan e vitit, njësoj si Madonna, Lady Gaga, Taylor Swift dhe Beyonce.