Në Konferencën dhe Ekspozitën e Estetikës së Fytyrës të mbajtur në Londër para disa ditësh, dermatologët thanë që bërja e selfie-ve mund të shkaktojë më shumë rrudha.
Të realizosh shumë “selfie” mund të shkaktojë rrudha dhe shenja në fytyrë. Ky pohim vjen nga ekspertët dermatologë, të cilët kanë thënë se ekspozimi në mënyrë të rregullt i fytyrës në rrezatimin elektromagnetik të telefonit, mund të dëmtojë lëkurën dhe të përshpejtojë plakjen.
Madje, disa mjekë pretendojnë së mund të zbulojnë edhe se me cilën dorë përdoruesi mban telefonin kur bën “selfie”, pasi ajo do të kuptohej nga njëra anë e fytyrës, që supozohet të jetë më e dëmtuar.
“Ata që bëjnë shumë selfie dhe blogger-et duhet të shqetësohen. Edhe drita e kaltër që marrim nga ekranet, mund të dëmtojë lëkurën tonë”, ka thënë Dr Simon Zokaie, drejtor mjekësor në Linia Skin Clinic.
“Mendoj që ka një boshllëk në treg për produktet mbrojtëse, sepse unë e di që ka njerëz që bëjnë shumë selfie dhe blogger-e që vijnë te unë dhe kanë parë që po ndodh një dëmtim dhe plakje në lëkurë…Është një rrezatim që ka gjatësi të tjera vale dhe kremi i diellit nuk e bllokon dot.”
Nuk është hera e parë që smartphone-at na zhgënjejnë. Ata janë gjithashtu përgjegjës për të frikshmen ‘tech neck’, qafën teknologjike, të shkaktuar nga shikimi i vazhdueshëm poshtë te ekranet dhe nga rritja e puçrrave dhe shenjave të kuqe nga ngjeshja e telefonave që mbartin baktere, në fytyrë.
Këta faktorë kanë një efekt dëmtues në pamjen tonë, pak nga pak, çdo ditë.
“Mbështetur në përvojën time, mund të them me çfarë dore, të djathtën apo të majtën, e mban një person telefonin. Nisin të duken njolla të zbehta, si të papastra, që nuk janë në anën tjetër të fytyrës”, ka shtuar Dr. Zein Obagi.
Dr Zoakie ka thënë që kompanitë me produktet e tyre po kërkojnë ta mbushin këtë boshllëk në treg dhe që ju japin maksimumin e fotozhenikë, kështu që nuk ka nevojë të kaloni shumë kohë duke fiksuar ekranin e telefonit.