Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur konferencë për medie ku ka deklaruar se janë në përfundim të procedurave për Kodin Civil, raporton Ekonomia Online.
Selimi kërkoi nga deputetët që ta kalojnë këtë Kod, i cili sipas tij, parasheh ndryshime dhe përmbyll çështje të punuar tash e disa vjet.
“Ka nisur procesi i Kodit Civil. Kemi konceptualizuar që të jetë një kod me pesë libra. Në librin një është hartuar për herë të parë të cilat çështje nuk kanë qenë të harmonizuar për qytetarët”.
“Kemi pasur fokus të veçantë të marrëveshjeve kontraktuale. Është sqaruar çështja e lirimit të martesave të gjinive të njëjta. Është siguruar një e drejtë pronësore më e mirë për gratë”.
“Pasuria është e njëjtë 50/50%. Heqja dorë nga trashëgimia mund të bëhet vetëm përmes procedurës transparente”.
“Ky projekt është mbështetur nga BE-ja dhe është punuar për disa vite dhe janë përmbyllur çështjet e hapura”.
“Gjitha çështjet që janë trajtuar i tejkalojnë ndasitë. Ftoj deputetet që të kalohet nëpër komisionet parlamentare dhe të kalohet ky kod”.
LEXONI EDHE: