Selimi dhe Haradinaj-Stublla takohen me Palmer në ShBA: S’ka marrëveshje pa Amerikën

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla kanë takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Në takim është biseduar mundësia e intensifikimit të agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit tonë me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një perspektive të re për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Kosova është e vendosur në avancimin e marrëdhënieve speciale dhe miqësisë së përhershme me ShBA-në dhe gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik.

Sot në Washington, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, takim përmbajtësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, për intensifikimin e agjendës shtetërore të Kosovës në përafrimin e vendit tonë me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një perspektive të re e dinamike për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pa bashkërëndim dhe garancë të Amerikës, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme. Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë” shkruan ministri Selimi në njoftim.

Të ngjashme