Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovën thonë se do e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjshmërinë e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, cilido qoftë ai.
Selim Selimi që vije nga kjo parti, në emisionin Frontal të T7, ka thënë se obligimet apo hapat kushtetues tashmë janë plotësuar.
Derisa sa i përket afatit të mundshëm 15 ditësh, që Gjykata Kushtetuese mund t’i japë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Selimi thotë se i njëjti tashmë e ka harxhuar me letërkmbimet që pati me presidentin.
“Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne besojmë që të gjithë hapat kushtetues janë plotësuar. Pra, të gjitha obligimet janë plotësuar, që mandatari Hoti të formojë Qeverinë.. Ai afat është harxhuar me letërkëmbimet me presidentin që i patën”, ka thënë Selimi.