Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”.
Por, ish-ministri Selimi, deklaratën e Muratit e quan “marrëzi të plotë”, pasi sipas tij “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale”.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Selimi ka thënë është marrëzi e plotë që Murati krenohet që Banka Qendrore ka fituar 10 milionë euro “për herë të parë” me qeverinë.
Sipas Selimit “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, pra këto para të buxhetit janë bllokuar në bankën qendrore duke mbledhur interes minimal.”
Such a complete nonsense. Kosovo finance minister proud that central bank made €10mil profit “for the first time ever” with gov. Only reason there are profits is that gov has been inept to invest €800mill in capital investments, so money is stuck in CB gathering minor interest. pic.twitter.com/OnInROf4BT
— Petrit Selimi (@Petrit) July 21, 2024