Ish ministri i drejtësisë Selim Selim ka reaguar për gjendjen e rënduar nga Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, bëri thirrje që të vaksionohen qytetarët në masë dhe të shtojnë më shumë pika të vaksinimit.
Tutje ka akuzuar Qeverinë dhe për keqmenaxhimin e pandemisë.
“Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë. 36 qytetarë humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë gjatë ditëve të fundit. Kjo gjendje kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët. Qeveria të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve dhe teknikëve me njësi mobile që të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, tha ai.
Tutje theksoi se prioritet mbi prioritetet duhet të jetë trajtimi i dinjitetshëm i mantilbardhëve dhe sigurimi i vaksinave, e jo të pritet lëmoshë në kohën kur per çdo ditë na vdesin me dhjetëra qytetarë.
Sipas tij, ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mosvaksinim, pasi thotë se ai e din se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast.
Në fund ka pyetur ministrin Arben Vitia a Prishtinën a vaksinën?
“Shembujt e një organizimi të mirëfilltë ka mundur t’i marrë në shtetet që e kanë kryer me sukses vaksinimin e jo krejt Kryeqyteti me një pikë vaksinimi. Shto këtu edhe vonesën dhe mungesën e vaksinave. Ministër a Prishtinën a vaksinën”, ka shkruar Selimi”, shkroi Selimi.