Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka thënë se e ka marrë me shqetësim tërheqjen e ambasadës Amerikane dhe zyrës së BE-së nga monitorimi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe të Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, raporton Ekonomia Online.
Selimi ka treguar qasjen dhe veprimet që do t’i ndërmarrë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial pas kërkesës së Këshillit Prokurorial, e cila erdhi pas largimit të Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së.
“Prezenca nuk duhet të shihet si tendencë për ndërhyrje në punën e Këshillit, por si synimi i përbashkët është që ta gjejmë një zgjidhje, çdo herë në koordinim me Këshillat si dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
“Unë i kam marrë më shqetësim njoftimet për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve të partnerëve tanë ndërkombëtar, por njëkohësisht e përshëndes edhe reflektimin e KPK-së lidhur me këtë çështje”.
“Siç është thënë edhe në rekomandimet e ambasadës Amerikane dhe zyra e BE-së, vlerësojë se duhet ndërmarrë nisma ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për KPK-në për të adresuar në mënyrë konkrete, procedurat dhe kriteret për emërimin e anëtarëve në KPK”.
Selimi ka dhënë disa rekomandime relevante që dalin nga Rishikimi Funksional për të adresuar problemin.
1. Zvogëlimi i numrit të anëtarëve në KPK.
2. Në KPK zgjedhën anëtarë vetëm prokurorët me përvojë minimum 6 vjeçare
3. Largimi i pozitës së kryeprokurorit të shtetit nga KPK
4. Përforcimi i vlerësimin të aftësive udhëheqësve dhe menaxheriale të kërkuara nga pozita e Kryeprokurorëve, Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zëvendësit.
Kryetari i këtij komisioni, Shkëmb Manaj tha se ministri është vonuar në rishikimin e ligjit funksional dhe se sipas tij, nuk do të vinte deri te largimi i ambasadës Amerikane, raporton EO.
“Për neve mbetet shqetësuese tërheqja e ambasadës amerikane dhe e Zyrës së BE-së dhe e vlerësojmë se kontributi i tyre në sundimin e ligjit është jetik”.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se duhet të gjendet një zgjidhje sa i përket kësaj çështje, ngase ambasada Amerikane ka luajtur rol kyç në fuqizimin e këtyre institucioneve.
“Në raport me ngjarjet që kanë ndodhur në KPK duke pasur se është e drejtë kushtetuese dhe e them se jeni i mangët që mund të nxjerrin ndonjë ligj. Është shqetësuese ajo ngjarje në raport me KPK-në rreth largimit të ambasadave”.
“Është e pamohueshme se ambasada Amerikanë ka luajtur rol kyç në fuqizimin e këtyre institucioneve. Mund të kemi pasoja në shumë pasoja dhe jemi së bashku që të gjejmë një zgjidhje së bashku në këtë ligj”.