Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë përmes një postimi në Facebook se arrestimi i tetë zyrtarëve policorë dëshmi e goditjes së krimit të organizuar.
“Arrestimi i sotëm i tetë zyrtarëve policorë dëshmon përkushtimin e Prokurorisë që të godasë krimin e organizuar në të gjitha hallkat e sistemit, përfshirë Policinë e Kosovës” ka shkruar ai.
Selimi është shprehur krenar me punën e Prokurorisë dhe Policisë.
“Krenar me Prokurorinë dhe Policinë, të cilët i inkurajoj që hetimin ta çojnë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët në kryerje të veprave penale të sillen para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe për elemente kriminale nuk do të ketë vend në mekanizmat e zbatimit të ligjit” ka shkruar poashtu ai.