I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, përcjell InLajmi.
E sot ministri Selimi ka njoftuar se ka liruar nga detyra Enis Qerkën , pas raportimit të mediave.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën” shkruan ai në Facebook.
Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018