Selimi niset për Washington, do të qëndrojë një javë dhe do të flas për dialogun

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është nisur mëngjesin e sotëm për në Washington, ku do të qëndrojë për një javë në takime me zyrtarë amerikanë.

Vizitën në Amerikë e kanë konfirmuar nga Ministria për Reporteri.net, por duke mos dhënë shumë detaje të vizitës. I pyetur për vizitën, ministri Selimi nuk ka dhënë informacione.

Mirëpo, shkuarja e ministrit Selimi, ani pse 3 javë para takimit të thirrur nga emisari Richard Grenell, lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

Selimi do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë me të cilët do të flas për dialogun, në vecanti për takimin e 2 shtator, si dhe do të ketë takime me zyrtarë të “Department of Justice”, për të biseduar për drejtësi.

Duhet theksuar se shkuarja e Selim Selimit nuk është paralajmëruar nga kabineti i tij e as nga Zyra e Kryeministrit. Selimi ka pasur disa “probleme” me partnerin e koalicionit, pasi ka akuzuar se nuk e ka informuar dhe përfshirë në takimet në Bruksel.

Sidoqoftë, koalicioni po vazhdon të ketë probleme dhe moskomunikim lidhur me dialogun që, sic u tha nga zyrtarë të partive, kanë qëndrime të ndryshme.

Ndryshe, Kosova e Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, ku do të priten nga emisari special Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme