Selimi për raportin për vettingun: Llogaridhënia do të jetë standard, ka njerëz me integritet profesional e moral

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 10:08 | Nga Erdonita Hebibi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar raportin e grupit punues për procesin e vettingut, raporton Ekonomia Online.

Selimi në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, ka bërë të ditur se kryesues i grupit punues, Florent Spahija e ka dorëzuar raportin, në të cilin sipas tij, për katër muaj është punuar në mënyrë intensive.

Selimi tha se ky është vetëm hapi i parë për një sistem të pastër, të fortë dhe llogaridhënës, duke synuar që ta rrisin përgjegjësinë, efikasitetin dhe profesionalizmin në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Ndonëse thotë se llogaridhënia i mungon sistemit të drejtësisë, ai zotohet se ky standard do të vendoset.

Duke shtuar se Kosova ka njerëz me integritet profesional dhe moral, që do ta bartin këtë proces, raporton EO.

Raporti tha ai, shumë shpejt do t’i propozohet Qeverisë për miratim.

Të ngjashme