Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentes Vjosa Osmani për Vettingun.
Selimi e ka quajtur Osmanin të painformuar.
“Më vjen keq që Presidentja godet për vetting pa qenë e informuar. E lus që të konsultohet me profesionistë”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Ish-ministri Selimi ka shtuar se e kupton se Osmani duhet “me e mbrojtë” kryeministrin Albin Kurti.
“E kuptoj që duhet me gjetë një pikë goditjeje me e mbrojtë KM por mos të kapet për shkatrrimin total të mundësisë së forcimit të sistemit të drejtësisë e që quhet veting”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Ndryshe, presidentja Osmani dje në një konferencë për media tha se nuk pajtohet me raportin e Këshillit Evropian, ku konstatohet se Vettingu paraqitet shqetësim serioz.