Selimi: Projektligji për avokaturën shtetërore së shpejti dërgohet në Qeveri

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar Projektligjin për avokaturën shtetërore, që ka thënë se është në fazën finale dhe shpejt do të dërgohet në Qeveri, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë janë tri çështje kryesore të këtij projketligji.

“Sot e prezantojmë projektligjin për avokaturën shtetërore, i cili është në fazën finale dhe shpejt do dërgohet në Qeveri. Tri çështjet kryesore që lidhen me ligjin janë: E para ka të bëjë me atë se për herë të parë është vënë në plan të shtetit avokatura. Një çështje tjetër që parashihet me këtë ligj është obligimi për denoncimin e keqpërdorimeve. Me këtë normë do ta përçojmë mesazhin që çdo keqpërdorim do ta ketë edhe një mekanizëm shtesë”, tha Selimi.

Ai tha se parashihet edhe vlerësimi i draft-kontratës.

“Vlerësimi i riskut të draft-kontratës, ku përmes kësaj e kemi marrë për obligim që t’i analizojmë draft kontratat fillimisht, para se të lidhet kontrata”, ka deklaruar Selimi.

Nëdrsa, avokati shtetëror Sami Istrefi tha se ligji parasheh 6 kapitujh kryesor.

“Ky ligj i parasheh 6 kapituj kryesor me të cilët do të plotësohet vakumin që e ka pasur ky proces. Në këtë draft ligj, përmes tij do rregullohet edhe një sektor i veçantë i arbitrazhit”, ka deklaruar avokati shtetëror Sami Istrefi. 

Të ngjashme