Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Selimi ka thënë se pjesë e grupit punues do të jenë të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë.
Ai edhe njëherë i ka ftuar që këtij procesi t’i bashkëngjiten edhe ish-pjesëtarët e grupit punues nga shoqëria civile, duke shtuar se Qeveria vendos për planin.
“Pjese e grupit punues do të jenë të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë”.
“Ne në këtë vendim kemi lënë të hapur që ekspertët e ish grupit të jenë pjesë e këtij procesi dhe i ftojë që ata t’i bashkëngjiten këtij grupi dhe ne këndojmë që deri në muajin tetor ky grup do ta përgatis raportin. Raporti do të shfrytëzohet si bazë për punën e këtij grupi”.
“Ekspertët e grupit të kaluar do të kenë mundësinë të kthehen qysh në mbledhjen e parë dhe mendoj që procesi i vettingut do të jetë në momentin kur ata e dorëzojnë raportin dhe në Qeveri do të vendoset për një skenar dhe implementimi nuk mundet me u bë pa hisedarë e drejtësisë”, ka thënë Selimi.